28 Mars 2024

Ngrihet kallëzim penal ndaj ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi

Prishtinë, 29 korrik - Policia Hetimore për Krime Ekonomike ka dorëzuar të martën në Prokurorinë Themelore të Prishtinës një kallëzim penal kundër ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, dhe dy zyrtarëve të tjerë në këtë institucion.

Kurteshi, bashkë me drejtorin e Administratës, Jashar Kastrati dhe zyrtarin e Prokurimit, Gëzim Latifi, në bazë të informatave që ka siguruar “Koha Ditore” dyshohen për tri vepra penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi dhe pengim të të provuarit.

Vepra e tretë i ngarkohet vetëm Kurteshit, i cili dyshohet se ka penguar hetuesinë gjatë hetimeve. Pranimi i këtij kallëzimi penal është konfirmuar nga zyrtarë të prokurorisë, mirëpo ata nuk kanë dhënë më shumë detaje.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)