25 Prill 2024

Kosovari zgjidh prangat dhe arratiset nga zyra e prokurorit

Bernë, 28 korrik - Pasditen e të hënës është arratisur një i burgosur kosovar nga zyra e prokurorisë së shtetit në St. Gallen.

Siç shkruan Thurgauer Zeitung, kosovari 33 vjeçar ka ikur rreth orës 14 nga zyra ku merrej në pyetje.

Ai, në mënyrë ende të paqarte ka arritur t`i zgjidhë prangat nga këmbët dhe ka ikur nga zyra ne drejtim të teatrit të qytetit. Patrulla e vënë menjëherë prapa tij nuk ka mundur ta kapë.

I arratisuri quhet Pajtim Haziraj dhe kundër tij po udhëhiqej një procedurë penale për vjedhje dhe grabitje, trasmeton albinfo.ch.

Policia e përshkruan atë si një person të fuqishëm me një figurë atleti, i gjatë 1.84m. Në momentin e ikjes ka pasur të veshur një bluzë me vija kaltër-bezhë dhe pantallona gjins. Po ashtu sipas policisë personi ne fjalë mund të jetë i rrezikshëm.

Të gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion rreth tij mund të paraqiten në Policinë Kantonale të St. Gallenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)