25 Prill 2024

Suspendohet kryetar i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj

Prishtinë, 27 korrik - Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Enver Peci.

Komisioni Disiplinor pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës bazuar në rekomandimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor në seancën e mbajtur sot, mori vendim që Salih Mekaj, gjyqtar – kryetar i Gjykatës së Apelit në Prishtinë të suspendohet përkohësisht nga funksioni i gjyqtarit dhe kryetarit deri në përfundim të procedurës penale ndaj tij.

Gjithashtu, Komisioni Disiplinor për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në seancën disiplinore të mbajtur po të njëjtën ditë ka marrë vendim që Salih Mekaj si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës të pezullohet nga kjo pozitë deri në përfundim të procedurës penale ndaj tij.

Këshilli, mori vendim që ushtrues detyre e kryetarit të Gjykatës së Apelit të jetë nënkryetarja e kësaj gjykate, gjyqtarja  znj. Tonka Berishaj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës  shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)