26 Prill 2024

Fqinjët e njoftojnë për djegien e lokalit

Prizren, 27 korrik - Policia e Kosovës në Prizren njofton për një incident zjarri në një lokal në fshatin Nebrogosht.

Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit bën të ditur se rreth orës shtatë të mëngjesit viktima ishte informuar nga fqinjët se në lokalin tregtar ushqimor  “ICOLI”  në këtë fshat kishte  shpërthyer zjarri.

“Ndihmesë në shuarjen e zjarrit kanë dhënë fqinjët dhe familjarët. Janë djegur katër frigoriferë dhe inventari. Po ashtu janë dëmtuar edhe gjërat ushqimore nga tymi e flaka”, thotë Berisha.

Ndryshe, vlera e dëmit vlerësohet rreth 8000 euro. Hetuesit policorë në bashkëpunim me ekspertin për hetimin e shkaqeve të zjarrit po punojnë për zbardhje e rastit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)