28 Mars 2024

Filloi trajnimi i gjeneratës se 40- të të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 27 korrik - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 40-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo gjeneratë numëron gjithsej 25 pjesëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi iu uroi mirëseardhje në Akademi dhe shprehu gatishmërinë e përkrahjes deri në përfundim të trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit.

Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërsa pjesa praktike në institucionet ku ata do të punojnë. Trajnimi bazik do të zgjasë 16 javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)