18 Prill 2024

BE përfundon mbeshtetjen për projektin për mbrojtje nga rrezatimi

Prishtinë, 8 korrik - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka berë të ditur se sot përmbyllet  projekti “Mbështetje në mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore në Kosovë”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt ka pasur për qëllim mbështetjen e zhvillimit të kornizës rregullative dhe ndërtimit të kapaciteteve për Agjencinë për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë, gjatë periudhës dhjetor 2013-korrik 2015, ky projekt ka punuar ngushtë me stafin e Agjencisë në zhvillimin e strategjisë dhe planit të veprimit dhe në përgatitjen e rregulloreve kryesore në sektorin e mbrojtjes nga rrezatimi dhe sigurisë bërthamore, përfshirë edhe menaxhimin e mbetjeve radioaktive.

Ky projekt ka mbështetur po ashtu Agjencinë në përditësimin e inventarit të mbetjeve radioaktive dhe në përgatitjen e specifikacioneve teknike për një magazinim të përkohshëm të mbetjeve.

Aktiviteti, ku do të marrin pjesë edhe zëvendësministri për Integrime Evropiane Ramadan Ilazi, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë Christof Stock dhe u.d. i KShE të Agjencisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguri Nukleare Ferki Fejza, do të mbahet në Qeverinë e Kosovës, me fillim në orën 10:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)