24 Prill 2024

Programi i ri e gjen Mitrovicën me më shumë qytetarë para sporteleve

Mitrovicë, 7 korrik - Zbatimi i Programi i ri -Versioni 2.0 në gjendjen civile në Mitrovicë, ka filluar me disa probleme në sistem, të cilët po tejkalohen fal bashkëpunimit me Agjencinë për Regjistrim Civil – ARC.

Ndonëse ky program vlerësohet të jetë shumë i avancuar dhe në të ardhmen besohet se do t’ia lehtësoj punën Sektorit të Gjendjes Civile, fillimi i zbatimit të tij me disa probleme ne sistem ka ndikuar sado pak në zvarritjen e punëve në këtë sektorë, ku edhe fluksi i nxënësve dhe studentëve për t’u pajisur me ekstrakte të lindjes është më i madh e kur kësaj i shtojmë edhe bashkatdhetarët tanë që kanë ardhur nga diaspora, reflekton në krijimin e radhëve më të gjata të pritjeve të qytetarëve para sporteleve.

Shefi i këtij sektori, Afrim Voca, beson se shumë shpejtë do të adaptohen me programin e ri dhe kjo do të jetë ndihmesë e madhe për ta.

“Përkundër përgatitjeve që i kemi bërë për pritjen e bashkatdhetarëve, këto dy ditë kemi edhe fluks të madh ët nxënësve që regjistrohen në shkolla dhe studentëve që kërkojnë ekstrakte të lindjes për tu regjistruar në fakultet. Realisht ne kemi filluar dje me program të ri dhe është e kuptueshme se nevojiten pak ditë për tu adaptuar, përveç kësaj kemi edhe disa probleme në sistem por fal bashkëpunimit të mirë që kemi me ARC-në, po arrijmë t’i tejkalojmë, kështu që çdo palë merr shërbime brenda ditës”, tha Voca..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)