28 Mars 2024

Kosova pranon për prokurorë serbët nga strukturat paralele

Prishtinë, 7 korrik - Kosova ka refuzuar t’i pranojë për prokurorë të gjithë ata kandidatë që nuk kanë punuar për strukturat paralele serbe.

Janë zgjedhur dhjetë kandidatë të cilët për vite të tëra kanë cenuar rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës.

Cenimi i rendit juridik dhe kushtetues është vepër penale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Katërmbëdhjetë kandidatët e refuzuarit për t’u bërë prokurorë brenda sistemit prokurorial të Kosovës janë ankuar në shkallën e dytë, që është Komisioni për konsiderim.

Ky komision i përbërë prej anëtarit të Këshillit Prokurorial, Teki Bokshi, dhe dy anëtarëve të tjerë, Radica Miliq dhe Claudio Pola, ka hedhur poshtë ankesat e tyre duke u thirrur në kriterin themelor – asnjëri nuk ka qenë prokuror apo gjyqtar në sistemin paralel të Serbisë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)