29 Mars 2024

Demolli dekoron majorin Melton me medaljen "Shërbimi i shquar"

Prishtinë, 4 korrik - Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli priti në vizitë lamtumirëse atasheun ushtarak të SHBA-ve në Kosovë majorin Thomas Melton

Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli priti dje, në vizitë lamtumirëse atasheun ushtarak të SHBA-ve në Kosovë majorin Thomas Melton.

Gjatë shërbimit të tij dy vjeçar në Kosovë, në kuadër të funksionit të atasheut ushtarak që ka pasur, majori Melton ka zhvilluar një aktivitet bashkëpunimi shumë të ngjeshur dhe të pa lodhshëm me MFSK dhe FSK-në.

Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli e ka dekoruar majorin Melton  me medaljen \"Shërbimi i shquar, me motivacionin se ai ka dhanë një kontribut të çmuar në  ngritjen, zhvillimin dhe procesin e transformimit të FSK-së. Po ashtu me këtë rast edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama majorit Melton i ka shpreh falënderimin e tij me ʺMirënjohje Falënderimiʺ për kontributin  e dhanë në zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së.

Me këtë rast majori Melton shprehu kënaqësinë e tij, që ka pasur rastin të punojë në Kosovës konkretisht me MFSK-në dhe FSK-në, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i dy anshëm dhe  shumë i lehtë sepse kamë pasur të bëjë me njërës  shumë bashkëpunues dhe profersional.

Në takim përveç ministrit Demolli dhe Komandantit Rama, ishin të pranishëm  edhe  Shefi i Kabinetit të Ministrit Xhevdet Halili, Drejtori i Departamenti për Siguri dhe Bashkëpunim kolonel Ilir Qeriqi dhe Shefi i Njësisë së Protokollit Gafurr Dugolli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)