27 Prill 2024

Garda Kombëtare e Ajovës mbështetë FSK-në

Prishtinë, 2 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim gjeneralin Timothy Orr, Komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës.

Presidentja Jahjaga dhe gjenerali Timothy Orr biseduan për partneritetin e ndërmjet Kosovës dhe Ajovës si dhe thellimin e bashkëpunimit midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi rolin dhe kontributin e gjeneralit Orr dhe Gardës Kombëtare të Ajovës në përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja theksoi rëndësinë që ka mbështetja nga Garda Kombëtare e Ajovës edhe për procesin e reformës strukturore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.

Presidentja Jahjaga çmoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi rëndësinë e Partneritetit me Ajovën që tashmë është zgjeruar në shumë fusha.

Gjenerali Timothy Orr, shprehu përkushtimin e Gardës Kombëtare të Ajovës për të vazhduar bashkëpunimin shumë të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për të mbështeture atë në procesin e reformës strukturore dhe transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)