27 Prill 2024

Apeli, anuloi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren

Prishtinë, 2 korrik - Një kolegj penal i  Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, anuloi të mërkurën aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, sipas të cilit, të pandehurit B.Z., i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Kolegji vendosi që çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rivendosje. Megjithatë  personi në fjalë, do të vazhdoj të mbetet në paraburgim, deri në marrjen e një vendimi të ri.

B.Z. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Themelore në Prizren, se në bashkëkryerje më të pandehurin B.A., ka kryer veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë, të parashikuar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 23, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerëson, se aktvendimi i shkallës së parë , i kundërshtuar me ankesë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 383 i Kodit të Procedurës Penale.

Kjo për faktin se në arsyetimin e tij, nuk janë paraqitur të dhëna, lidhur me faktet vendimtare, që mbështesin bazat e artikulueshme, konform nenit 165 të KPP-së , për të cilat është kërkuar caktimi i paraburgimit, dhe që bëjnë të besohet se masat më të buta për sigurinë e pranisë se pandehurit, janë të mjaftueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)