25 Prill 2024

Shënohet 4 vjetori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Prishtinë, 2 korrik - Sot, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Zyrën e BE në Kosovë, ka shënuar 4 vjetorin e themelimit të saj me një numër aktivitetesh, përfshi këtu komunikimin me një numër të madh të qytetarëve në një prezantim në qendër të Prishtinës, ku Agjencia ka shpërndarë materiale promovuese, si dhe ka pyetur dhe ka informuar qytetarët për ruajtjen e të dhënave të tyre personale.

Agjencia, po ashtu, dy ditë më parë, ka shënuar përvjetorin e saj të 4-të në një prezantim dhe koktej për përfaqësues të institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediumeve.

Në këtë ngjarje janë identifikuar dhe shpërblyer zyrtarë për mbrojtje të dhënave për punën e tyre në institucionet, organizatat dhe kompanitë ku ata punojnë, si dhe është identifikuar dhe shpërblyer zyrtarja më e mirë e vitit e Agjencisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)