28 Mars 2024

Sektori i gjendjes civile i gatshëm për shërbime ndaj bashkatdhetarëve

Mitrovicë, 1 korrik - Duke pas parasysh faktin se në sezonin e verës, gjegjësisht gjatë muajve korrik dhe gusht, rritet numri i qytetarëve që kërkojnë shërbime në gjendjen civile, ky sektor është përgatitur për t’u ofruar shërbime të gjithë qytetarëve që u drejtohen sporteleve dhe apo zyrave të tij.

Shefi i Sektorit të Gjendjes Civile në Komunën e Mitrovicës, Afrim Voca, tha se bazuar në përvojat e viteve të kaluara, kur këta dy muaj kanë dyfishuar numrin e shërbimeve të kërkuara, janë bërë përgatitjet e duhura që këto shërbime të ofrohen pa ndonjë problem, sikurse që janë kryer deri më tani kur fluksi i qytetarëve ka qenë më i vogël.

“Të gjithë e dimë se gjatë këtyre dy muajve, pra nga dita e sodit, fillon rritja e numrit të qytetarëve që kërkojnë shërbime në sektorin tonë, pasi që vijnë bashkatdhetarët tanë nga diaspora. Prandaj, jemi përgatitur që t’u ofrojmë të gjithëve shërbimet e nevojshme, pra jemi të gatshëm për t’i pritur bashkatdhetarët”, tha Voca.

Sipas tij, aktualisht në këtë sektorë gjatë ditës lëshohen 350 deri në 400 dokumente të ndryshme, ndërkaq viteve të kaluara gjatë muajve korrik dhe gusht kjo shifër është rrit në 700 deri në 800 sosh.

Përveç gatishmërisë për të ofruar shërbimet e kërkuara në sportelet që ndodhen në objektin e Komunës, të gatshme për të ofruar shërbimet e nevojshme janë edhe shtatë zyrat e sektorit, gjashtë prej të cilave janë të vendosura në lokacione të ndryshme që ofrojnë shërbime për banorët e atyre lokacioneve, si dhe një zyre që është e vendosur në spital, e cila merret me regjistrimin e të porsalindurve.

Ndryshe, Sektori i Gjendjes Civile që nga sezoni veror i vitit të kaluar punon me dy ndërrime, nga ora 08:00 deri në orën 19:00.   


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)