28 Mars 2024

Liberalizimi i vizave akt i cili Kosovën do ta nxirrte nga izolimi

Prishtinë, 1 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, u takua me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni i njoftoi të pranishmit lidhur me temat aktuale që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Theks të veçantë, iu kushtua çështjes së migrimit ilegal, me ç’rast ministri Hyseni theksoi se momentalisht, migrimi ilegal i qytetarëve kosovarë është nën kontroll.

“Ministria e Punëve të Brendshme është më përkushtim të madh është duke u përpjekur që personat e riatdhesuar të ri-integrohen së më shpejt në jetën e tyre normale që kanë pasur para ikjes nga vendi”, tha ministri Hyseni.

Edhe në këtë rast ministri Hyseni theksoi se libarlizimi i vizave është akt i cili Kosovën do ta nxirrte nga izolimi.

“Presim që misioni vlerësues që do të vijë në Kosovë gjatë muajit korrik do të japin vlerësime pozitive për përmbushjen e kritereve për liberalizim”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni u përgjigj në shumë pyetje të ambasadorëve të BE-së, që kishin të bënin në mes tjerash edhe me zhvillimet e përgjithshme në rajon, gjendjen e Maqedoni, luftëtarët e huaj, terrorizmin, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)