29 Mars 2024

Gjykata Themelore kërkon t’u hiqet imuniteti Hasanit dhe Rama-Hajrizit

Prishtinë, 1 korrik - Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka kërkuar nga Nënkomisioni për mandate dhe imunitete, i cili vepron në kuadër të Komisionit për Legjislacion, të marrë vendim për heqjen e imunitetit për Enver Hasanin, ish-kryetar i Kushtetueses, dhe për Arta Rama-Hajrizin, kryetare aktuale e këtij institucioni.

 Zhveshja nga imuniteti është kërkuar pas nisjes së hetimeve ndaj të pandehurve për veprat penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” në rastin e emërimit të gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe “Aktgjykimi i kundërligjshëm” mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

Mbi të pandehurit rëndojnë dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kërkojmë nga ky Komision që ta shqyrtojë dhe vlerësojë çështjen e imunitetit të të dy të pandehurve dhe atë kundër të pandehurit Enver Hasani, si kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe kundër të pandehurës Arta Rama-Hajrizi, si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese për veprat penale për të cilat është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve më datë 14.4.2015, e në rastin konkret të marrë edhe vendim për heqjen e imunitetit për të pandehurit”, thuhet në shkresën që Gjykata Themelore ia ka drejtuar Komisionit për legjislacion, mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)