29 Mars 2024

Engëll: Pavarësia e gjyqësorit është kusht themelor i demokracisë

Prishtinë, 30 qershor - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, mr. sc. Arta Rama-Hajrizi, u takua me kongresistin amerikan Eliot Engëll, i cili po qëndron për një vizitë disaditëshe në Kosovë. 

Në takimin e mbajtur, kryetarja Rama-Hajrizi fillimisht e falënderoi kongresistin Engëll për vizitën dhe njëherësh i shprehu mirënjohje për angazhimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-të dhe ai personalisht i kanë dhënë Kosovës në përpjekjet e saj shtetndërtuese.

Në vijim, ajo e njohu kongresistin  amerikan me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke vënë theksin në rolin e saj të rëndësishëm në respektimin e kushtetutshmërisë dhe në zhvillimin e gjyqësisë kushtetuese në vend. 

Kongresisti Engëll, pasi e përgëzoi kryetaren Rama-Hajrizi për zgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e vlerësoi lart bashkëpunimin e të dyja vendeve në fushën e drejtësisë.

Ai tërhoqi vërejtjen në domosdoshmërinë e pavarësisë së  gjyqësorit, si kusht themelor në funksion të forcimit të demokracisë.

Në këtë aspekt, të dyja palët u pajtuan se është me rëndësi të bëhet sa më shpejt konsolidimi i mëtutjeshëm i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj.

Në takim mori pjesë edhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mr. sc. Bekim Sejdiu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)