16 Prill 2024

Arrestohen dy persona për import dhe eksport të paautorizuar të armëve

Prishtinë, 30 qershor - Policia e Kosovës ka njoftuar se patrullat e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të zakonshëm, në fshatin Rakosh të Istogut, kanë vërejtur disa veprime të dyshimta të një automjeti i cili ishte në lëvizje.

Zyrtarët policor kanë vepruar menjëherë duke e ndaluar veturën e dyshuar për kontrollim, me të cilën dyshohej për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse.

          Njëri nga dy personat e dyshuar, me të vërejtur Policinë ka dalë me shpejtësi nga automjeti për të ikur duke vrapuar drejt pyllit, mirëpo falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor është arritur që të ndalohet dhe të arrestohet.

Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe personi i dytë i cili ka qenë në automjet.

Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë: H. A. lindur me 1955 dhe I.  A. lindur me 1981.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar:  10 armë Ekoll Tuna kalibër 8 mm me nga një magazinë pa municion.

Të dyshuarit janë ndaluar  për  procedim të mëtutjeshëm, ku të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)