20 Prill 2024

KFOR nuk do ta autorizojë FSK-në për të lëvizur në veri

Prishtinë, 29 maj - KFOR-i nuk do të përcjelljë eshtrat e Isa Boletinit në fshatin Boletin më 10 qershor siç kanë raportuar disa media dje.

Në përputhje me mandatin e tij dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, KFOR-i do të jetë gati për të ndërhyrë si përgjegjës i tretë, nëse kërkohet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i dhe gjatë ceremonisë së rivarrimit do të mbajë një qëndrim diskret e të fuqishëm.

Bartja e eshtrave nga stadiumi i Mitrovicës për në fshatin Boletin do të eskortohet nga Policia e Kosovës, ndërsa Komandanti i KFOR-it nuk do t’i autorizojë Forcat e Sigurisë së Kosovës për të lëvizur në territorin e komunave veriore.

Gjenerali Figliuolo beson se është e një rëndësie të madhe që të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë ceremoni të mbajnë një sjellje të përgjegjshme dhe të pjekur. Duke vepruar kështu, ata do të ndihmojnë KFOR-in në kryerjen e detyrës e vet, në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)