25 Prill 2024

OVL e UÇK-së proteston kundër miratimit të Gjykatës Speciale

Prishtinë, 29 maj - Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë sot para Teatrit Kombëtar protestë gjithë popullore, kundër miratimit të gjykatës speciale nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Organizatat u kanë bërë thirreje qytetarët pa dallim, që t’i bashkangjiten masovikisht kësaj proteste, sepse siç kanë thënë ata nuk do të lejojnë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare.

 Lëvizja Vetëvendosje! do të përkrah protestën kundër Gjykatës Speciale sepse sipas tyre Gjykata Speciale është një prej padrejtësive më të mëdha që po i bëhet Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë. 

Ndërkohë që protesta do të mbahet jashtë parlamentit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!, në bashkëpunim me të gjithë deputetët e tjerë që janë shprehur tashmë kundër kësaj gjykate, do të zhvillojnë betejën e tyre brenda Kuvendit për ta hedhur poshtë propozimin për këtë “padrejtësi speciale”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)