24 Prill 2024

Hasani kërkon profesionalizimin e kuadrove anti-korrupsion

Prishtinë, 28 maj –  Kryetari i Gjykatës Supreme, Prof. Dr. Fejzullah Hasani, po merr pjesë në “Konferencën rajonale mbi Zbulimin dhe Hetimin e Korrupsionit dhe Mashtrimit nëpërmjet Procedurave të Auditimit”, organizuar nga Këshilli i Evropës, në Tiranë.

 Në këtë konferencë, delegacioni nga Kosova, ai nga vendi nikoçir – Shqipëria, pastaj delegacionet nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina si dhe Maqedonia, kanë prezantuar lidhur me raportet/procedurat e auditimit dhe kushtet e tyre për zbulimin/ngritjen e akuzave për korrupsion dhe mashtrim, bashkëpunimin institucional për hetimin e veprave penale të dyshuara të korrupsionit dhe mashtrimit, ekipet e përbashkëta hetimore, etj..

Kreu i Supremes, para të pranishmëve theksoi domosdoshmërinë që auditorët ta bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin, “çështja nëse duhet që ata të kenë në kompetencë marrjen e masave disiplinore, është çështje e legjislacionit të brendshëm të secilit vend”, u shpreh ai.

Kryetarit Hasani, foli edhe për brengën që shumica e të pranishmëve e shprehën lidhur me faktin se kallzimet ose raportimet e tyre, po hedhen në masë të madhe nga organet e ndjekjes. Sipas tij, ky nuk duhet të jetë preokupim i tyre, pasi e rëndësishme është që secili ta jap maksimumin në punën e vet, pastaj është përgjegjësi e secilit organ nëse bënë shkelje. “Padyshim që duhet një koordinim, bashkëpunim edhe i auditorëve ose revizorëve me organet e prokurorisë, me segmentet e policisë që merren me luftimin e korrupsionit\", ka theksuar ai.

\"Ne pamë se të gjitha vendet e rajonit kanë ndërtuar, pothuajse, segmente të njëjta në luftimin e korrupsionit, veçmas kur është fjala për abuzimin me paranë publike”, nënvizoi prof. dr. Hasani. Ai e konsideroi të nevojshme që të organizohen trajnime mes këtyre institucioneve, në mënyrë që edhe auditorët të shohin se në cilat situata çështjet duhet të raportohen. “Me rëndësi është që çështja të adresohet atje ku duhet. Se si grumbullohen provat, si sigurohen ato, është çështje e organeve të ndekjes e si i vlerëson është çështje e gjykatës”, shtoi kryetari Hasani.

Ndryshe, numri një i sistemit gjyqësor në Kosovë, e vlerësoi konferencën në fjalë, shumë të frytshme, posaçërisht shkëmbimin e përvojave me delegacionet nga vendet e rajonit si dhe prezantimet e ekspertëve nga KE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)