18 Prill 2024

OVL e UÇK-së nesër organizojnë protestë gjithë popullore

Prishtinë, 28 maj - Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare;

Duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

Për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirinë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare;

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë protestë gjithëpopullore, kundër miratimit të gjykatës speciale nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet nesër me datë 29.05.2015 në orën 10,oo para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Me këtë rast ftojmë qytetarët pa dallim, që t’i bashkangjiten masovikisht kësaj proteste, sepse nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)