20 Prill 2024

Të shtunën rivarrosën 42 veteranë të Kaçanikut

Kaçanik, 28 maj - Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), ka vendosur që të gjithë veteranët e UÇK-së, të cilët kanë ndërruar jetë pas lufte, të rivarrosen në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kaçanik.

“Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të 42 veteranëve të ndjerë, në Komunën e Kaçanikut do të bëhet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të shtunën më 30.05.2015, duke filluar nga ora 15:00”, është thënë në njoftimin e OVLUÇK-së, Dega në Kaçanik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)