16 Prill 2024

Rasti i Kumanovës, dëshmitë flasin për tradhëti

Kumanovë, 28 maj - Grupi i kosovarëve dhe i shtetasve të Maqedonisë ishte vendosur në Kumanovë në pesë shtëpi të marra me qira.

Ishin hapur kanale që lidhnin këto pesë shtëpi njëra me tjetrën. Popullata e zonës e dinte për këtë grup, shkruan sot gazeta \"Koha Ditore\" në vazhdimin e speciales së saj.

Sipas gazetës, natën e aksionit mbi 70 për qind e popullatës ishte evakuuar. Pavarësisht dëmeve materiale dhe shkatërrimit të shtëpive, asnjë civil nuk është lënduar. Vetëm 4 prej grupit e kishin ditur se e gjithë kjo ishte një skenar. Të tjerët kanë qenë vullnetarë.

Një zyrtar i shërbimit maqedonas DBK ka ndikuar shumë tek pjesëtarët shqiptarë të grupit. B. H. ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, , shkruan sot “Koha Ditore”, në pjesën e tretë të serisë së artikujve mbi provat për incidentin në Kumanovë dhe një komplot për lirimin e të burgosurve në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)