26 Prill 2024

Vetë dorëzohet i kërkuari A.S nga Komuna e Dragashit

Prishtinë, 27 maj  – Gjatë ditës së martë është vetë dorëzuar i kërkuari A.S., nga Komuna e Dragashit, ish - menaxher i Organizatës Mikrofinanciare “FINKA” dega në Dragash.

I njëjti ka qenë në arrati që nga vitit 2011. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore e Prizrenit kishte lëshuar urdhër arrestin që nga muaji nënëtor i vitit 2011.

Prokuroria Themelore në Prizren, në mungesë të të dyshuarit kishte pezulluar hetimet, ndërsa tani pas vetë dorëzimit i ka rihapur vendimet ndaj tij për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale:  shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 paragrafi.3 në bashkëkryerje nga neni 23 të KPK-së, falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 të KPK-së, përvetësimi në detyrë nga neni 340 paragrafi.3 lidhur me paragrafin.1  dhe lidhur me nenin 23 të KPK-së, në bashkëkryerje, si dhe vepra penale asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor nga neni 324 lidhur me nenin 23 të KPK-së, në bashkëkryerje.

Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit me qëllim të zhvillimit të procedurës normale ndaj tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)