24 Prill 2024

Të arratisurit nga Burgu i Gërdofcit do të shkonin në Siri

Prishtinë, 27 maj - Nëse Bedri Krasniqi e Burim Basha do të arrinin të dilnin nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdofc, do të iknin në Siri.

Ky është konkludimi nga përgjimet telefonike që ka bërë Policia e Kosovës. Dalja e tyre nga burgu ishte planifikuar të ndodhte si rezultat i një sulmi të armatosur që do të kryenin 44 persona, të cilët janë nën hetime për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike dhe mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria, shkruan sot Koha Ditore.

Krasniqi e Basha janë arratisur edhe herë të tjera nga burgjet e Kosovës, për t’u arrestuar disa muaj më vonë. Kësaj radhe, sipas përgjimeve, ata nuk do të qëndronin më në Kosovë. Tashmë cak kishin Sirinë, vend ky i përfshirë në një konflikt të armatosur.

Organet e rendit i kanë profilizuar ata si ekstremistë fetarë.

Gazeta ka provuar të marrë versionin e Krasniqit dhe Bashës, por komunikimi i drejtpërdrejtë me ta nuk ka qenë i mundur, mesazhet e dërguara familjarëve kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa ish-avokati i Krasniqit, Mahmut Halimi, i cili e ka mbrojtur Krasniqin në rastin e kidnapimit të biznesmenit Azem Morina, ka thënë se nuk ka kontakt me të, meqë nuk e ka më klient.

Bedri Krasniqi, që ka qenë pjesë e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i dënuar më 27 vjet burgim për vrasjen e policëve Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj dhe më 17 vjet burgim për kidnapimin e biznesmenit Azem Morina. Në kohën e vrasjes, zyrtarët policorë kanë qenë duke hetuar vrasjen e Tahir Zemajt. Ai ka marrë ofertë nga Prokuroria për të dëshmuar për disa krime që kanë ndodhur në Kosovë, por nuk kanë arritur të pajtohen për këtë.

Burim Basha është dënuar më 16 vjet burgim për disa vepra penale, kryesisht grabitje. Konsiderohet njeri i rrezikshëm, që ka arritur të ikte disa herë nga burgu.

Ai ka kërcënuar me vrasje gjyqtaren e Gjykatës Supreme, Valdete Daka.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)