28 Mars 2024

UÇK: Tradhtia na vrau 10 luftëtarë

Kumanovë, 26 maj - Ushtria Çlirimtare Kombëtare nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se, drejtësia do të ndëshkojë rëndë tradhtinë mbi ngjarjen e rëndë në Kumanovë më 9 maj.

UÇK shkruan se në këtë mënyrë do të ndëshkojë bandën e Ali Ahmetit, Mendu Thaçit dhe disa politikanëve në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar, Nikolla Gruevski, Sasha Mihajllkovi dhe Gorgana Jankullovska, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit.

UÇK thotë se analizuan gjithçka që ndodhi dhe se tradhtia vrau 10 luftëtarë dhe ka burgosur dhjetëra të tjerë, të cilët vazhdojnë të torturohen egërsish në burgjet sllavo-maqedonase.

“Këtë nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta falim kurrë”, thuhet në deklaratë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)