24 Prill 2024

Amendamentet kushtetuese dhe Projektligji për Specialen votohen përnjëherë

Prishtinë, 26 maj - Amendamentet kushtetuese nuk do të jenë aktet e vetme juridike që të premten do t’i nënshtrohen votimit në Kuvend, me qëllim për të krijuar bazën ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale. Menjëherë pas votimit të tyre, do të procedohet edhe me Projektligjin për këtë gjykatë.

Një burim i gazetës ‘Koha Ditore’ në Qeveri ka thënë se miratimi i Projektligjit do të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Ai ka treguar se Grupi politik që e kryesor presidentja Atifete Jahjaga ka gati finalizimin e përmbajtjes së Projektligjit, i cili pastaj do të vihet për shqyrtim formal në kabinetin qeveritar. Menjëherë pas shqyrtimit dhe votimit do t’i përcillet Kuvendit.

“Planet janë që të procedohet të njëjtën ditë edhe me amendamente kushtetuese e edhe me Projektligj”, ka thënë ky burim. “Kanë mbetur fare pak çështje që presidentja do t’i diskutojë me shefat e grupeve parlamentare dhe pastaj do të nisë procedura e aprovimit. Nuk pritet të arrihet konsensusi i kërkuar”.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)