23 Prill 2024

Diplomohen kandidatët e Institutit Gjyqësor

Prishtinë, 25 maj - Instituti Gjyqësor i Kosovës ka organizuar sot ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të Programit për Trajnimin Fillestar.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila mbajti një fjalë rasti, transmeton Klan Kosova.

“Nga sot do të nisni një rrugëtim të ri, për ta përmbushur misionin tuaj si mbrojtës të rendit dhe ligjit. Do të përmbushni synimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe për t’i dhënë atij një kuptim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë”, citohet të ketë thënë Jahjaga.

Prezent ishte edhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili uroi që të gjithë kandidatët të ushtrojnë me sukses funksionet e ardhshme.

Ky program ka filluar të zbatohet që nga viti 2008 dhe përveç kësaj gjenerate që kanë diplomuar sot, në këtë program trajnimi kanë përfunduar trajnimet edhe 141 kandidatë tjerë në katër gjenerata paraprake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)