28 Mars 2024

Maliqi: Themelimi i Gjykatë Speciale është punë e kryer

Prishtinë, 25 maj - Këtë javë Kosova do të vendosë nëse do ta themelojë vetë Gjykatën Speciale apo këtë do t’ia lë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha për ‘Epokën e re’ se themelimi i kësaj Gjykate është punë e kryer.

“Nëse nuk kalon Gjykata Speciale vetëm komplikohet puna, pasi kjo gjykatë ashtu kështu do të bëhet. Nëse nuk e bën Kosova, e bëjnë Kombet e Bashkuara, po me kondita tjera”, është shprehur Maliqi, duke shtuar se më së miri do të ishte që Kosova ta themelojë vetë këtë gjykatë.

Maliqi thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga themelimi i kësaj gjykate. “Kjo nuk është aktakuzë ndaj UÇK-së, e as ndaj luftës”, tha Maliqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)