28 Mars 2024

Përfundon autopsia e 9 shtetasve të Kosovës të vrarë në Kumanovë

Prishtinë, 24 maj - Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka njoftuar se ka përfunduar autopsia e 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj.

Gërxhaliu ka thënë për Top Channel se rezultatet do t’i dorëzohen Prokurorisë. Ai shtoi se gjatë autopsisë kanë shënuar të gjitha detajet dhe kanë fotografuar gjithçka, por ai tha se nuk mund të flasë për detajet.

Gërxhaliu tha se  do t’i përpilojnë raportet e autopsisë për secilin dhe do t’ia dorëzojnë Prokurorit të Shtetit.

Ndërkohë, organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një takim të përbashkët me familjarët të shtunën kanë vendosur që Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në  Prishtinë. Njoftohet se u është kërkuar edhe familjarëve të Beg Rizajt e njëjta gjë.

“Këshilli Organizues është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e dëshmorit Beg Rizaj, si dhe me personalitete të Komunës së Deçanit, në mënyrë që varrimi i tij të mos bëhet ndaras nga shokët. Këshilli Organizues, pas kontakteve me personat përgjegjës të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka vendosur që të gjithë Dëshmorët të varrosen me datën 26.5.2015, e martë, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, në orën 17:00”- thuhet në komunikatë.

Trupat e pajetë të 9 shtetasve kosovarë të vrarë më 9 maj në Kumanovë u kthyen në Kosovë mëngjesin e së premtes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)