29 Mars 2024

Policia e Kosovës arreston 32 persona të dyshuar brenda 24-orëve

Prishtinë, 22 maj - Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën Golf V, në të cilën gjendeshin tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Gjatë legjitimimit njëri prej tyre ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës dhe pastaj edhe e ka sulmuar fizikisht.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sëpatë e vogël dhe një thikë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Fshati Trudë, Prishtinë 21.05.2015 -10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka dalë në gjueti në mënyrë të paligjshme. Tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje valide. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Ilaz Kodra”, Prishtinë 21.05.2015-20:30. Njësiti policor pas hetimeve të zhvilluara ka siguruar informacione se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, janë duke u marrë me shitje të narkotikëve në pjesë të ndryshme të qytetit. Sot me datën 21.05.2015 DHTN e ka ndaluar veturën Ford fiesta që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar ndërsa në veturë ndodhej edhe një i dyshuar mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 0.57 gr. marihuanë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e njërit nga të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar tri bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis, 10 fishkë të cal. të ndryshëm dhe një karikator i zbrazët. Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
 

Lipjan 20.05.2015 -14:00. Lidhur me rastin me 21.05.2015 nga njësitë policore është intervistuar viktima e rastit e cila ka pranuar se kishte deklaruar rrejshëm dhe këtë e kishte bërë nga frika nga familjarët e saj pasi ishte vonuar të kthehej nga shkolla në shtëpi. Nuk raportohet për të arrestuar.

Rajoni i Gjilanit

Kllokot 21.05.2015 -09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: 3 armë AK-47, 3 pushkë gjuetije, 1 pushkë M-48,7 pistoleta, 1 pushkë ajrore dhe rreth 8000 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Në lidhje me rastin edhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar gjendet në arrati.

Fshati Hodonoc, Kamenicë 21.05.2015 – 09:40. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është bërë bastisja e shtëpisë së tyre dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një karikator me tre fishekë të kalibrit 9mm. të revoles me gas dhe një pushkë gjuetie e modelit,,Shotgun’’ me leje të skaduar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Reshat Ymeri”, Gjilan 21.05.2015-20:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

 Rajoni i Ferizajt

Ferizaj 21.05.2015-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë , pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti me ç’rast gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjet të mprehtë dhe të forta. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe njëri nga ta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë ndërsa i dyshuari tjetër me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ferizaj 21.05.2015-16:00. Ankuesi mashkull K/Ashkali ka raportuar se vajza e tij viktima femër K/Ashkalike e moshës së mitur është larguar nga shtëpia. Ankuesi dyshon se vajza e tij është në lidhje me një të dyshuar shtetas të Shqipërisë dhe se e njëjta së bashku me të dyshuarin dyshohet se kanë shkuar në Shqipëri.

Rajoni i Prizrenit

Prizren 18.05.2015 -09:40. Sot me datën 21.05.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar të tjerë në në disa raste kanë detyruar gjatë vitit 2014 dy viktimat meshkuj K/Boshnjakë që t’i japin atij para në të kundërtën i ka kanosur se do t’i lëndonte – therte me thikë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
 
Rajoni i Pejës

Fshati Ratish e Ulët, Deçan 21.05.2015 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që me urdhër të prokurorit është bërë kontrolli në shtëpinë e tij me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie dy tytëshe për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje valide. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 21.05.2015-19:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
 
Rajoni i Gjakovës

Rr. “UÇK” Gjakovë 21.05.2015-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër për shkaqe te panjohura kanë sulmuar fizikisht me një shufër metalike viktimën mashkull K/Shqiptar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime te lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet ne procedurë te rregullt.

Gjakovë 20.04.2015 -10:00.Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara me 21.05.2015 është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rajoni i Mitrovicës

Parku i Qytetit, Mitrovicë 21.05.2015-20:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 0.40 gr. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Fshati Nadakovc, Vushtrri 21.05.2015 -17:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave, njëra Mercedes që drejtohej nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe veturës Golf me ngasës –viktimën mashkull K/Shqiptar. Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit, pasi që i njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës me veturën e tij godet veturën e viktimës Golf. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas marrjes së ndihmës së parë në QMF në Vushtrri është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Nuk raportohet për të arrestuar.

Fshati Vitak, Skenderaj 21.05.2015-11:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrugë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe FSK-ja të cilët në mënyre të sigurt kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar.
 
Rajoni i Mitrovicës - veri

Mitrovicë-Leposaviq gjatë vitit 2014/2015 NN. Raportohet se Njësiti DHTQNJ-së ka arrestuar shtatë të dyshuar dy femra K/Serbe dhe pesë meshkuj K/Shqiptarë, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi bazuar se kanë kryer veprën ‘marrje me prostitucion’. Lidhur me rastin pas konsultimin me Gjykatën Themelore në Mitrovicë, divizioni për kundërvajtje, të dyshuarit janë liruar dhe të njëjtit do të paraqiten të nesërmen pranë kësaj gjykate.

PKK Qafë Prush 21.05.2015-19:40. Njësiti policor në afërsi të brezit kufitar ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë ilegale. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

PKK Vërmicë 22.05.2015-01:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrolli të hollësishëm të automjetit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 50 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
 
Fshati Rakosh, Istog 21.05.2015-23:15. Njësiti patrullues ka ndaluar automjetin Audi që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar telefona të ndryshëm mobilë, që i dyshuari ishte duke i transportuar pa dokumentacion përkatës. Vlera e të njëjtëve është rreth 1000 euro. Lidhur me rasti i dyshuari është intervistuar ndërsa, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fshati Rogaqic, Kamenicë 21.05.2015 -09:47. Njësitë policore kanë ndaluar automjetin transportues kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar fidanë të luleve të llojeve të ndryshme në vlerë 477 euro për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion përcjellës. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

Aeroporti “Adem Jashari’’ 21.05.2015-16:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

 

 

   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)