24 Prill 2024

Kthehen në Kosovë trupat e kosovarëve të vrarë në Kumanovë

Prishtinë, 22 maj - Në territorin e Republikës së Kosovës pak para orës 4 të mëngjesit kanë hyrë trupat e nëntë shtetasve të Kosovës, që u vranë në luftimet e 9 majit në Kumanovë, ndërkaq rreth 100 persona kanë qëndruar deri në atë kohë për të përcjellë hyrjen e kufomave në Kosovë.

Kolonë e gjatë automjetesh me familjarë dhe makina funeralesh kanë hyrë në këtë kohë në kufirin në Hanin e Elezit, ndërsa kortezhi është përcjellë nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Trupat janë dërguar në këtë institut për një ekzaminim të ri.

 Meqë nuk ju besojnë institucioneve maqedonase, familjarët e të vrarëve kanë kërkuar nga autoritetet kosovare edhe një herë të hetojnë rrethanat në të cilat u vranë të afërmit e tyre.

“Familjarët e të vrarëve janë këtu dhe pothuajse të gjithë po kërkojnë të bëhet riautopsia në Prishtinë. Ligjet tona lejojnë që dëshira e familjarëve të respektohet dhe ne do të bëjmë riautopsinë”, tha Arsim Gërxhaliu, Drejtori i mjekësisë ligjore në Prishtinë.

Familjarët e kosovarëve të vrarë në Kumanovë, kanë pritur rreth 12 orë para morgut të Shkupit për të marrë trupat e pajetë të të afërmve të tyre.

Nga të dhënave të fundit, rezulton se në Kumanovë kanë humbur jetën 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe jo 14 siç kishte njoftuar fillimisht policia maqedonase.

Vetëm njëri prej të vrarëve në lagjen e Trimave  është shtetas i Maqedonisë, të tjerët janë kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)