20 Prill 2024

Bahtiri: Së shpejti hiqet barrikada

Mitrovicë, 6 maj - Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur optimizëm se shumë shpejt do të hiqet i ashtuquajturi ‘Parku i paqes’ mbi urën e lumit Ibër.

Ai ka thënë se me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, përpos heqjes së barrikadës janë duke diskutuar edhe për kthimin e shqiptarëve në veri.

Bahtiri për ‘Epokën e re’ ka thënë se heqja e barrikadës do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ndërsa, duke folur për premtimet elektorale, Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë ka arritur t’i ndalë korrupsionin, haraçin dhe kontrabandën.

Ai ka bërë me dije se fabrika e parë e kërpudhave do të lëshohet për prodhim brenda dy muajve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)