19 Prill 2024

Ministri Hyseni kërkon antarësim në Interpol

Vjenë, 5 maj Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni po qëndron në St Polten të Austrisë për të marrë pjesë në Konferencen Ministeriale të Forumit të Salsburgut mbi çështjet e migrimit, azilit, sigurisë dhe bashkëpunimit policor si dhe luftën kundër terrorizmit.

Kjo konferencë është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë dhe takimin e 13-të të Këshillit të Ministrave të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, nikoqir i së cilës është Ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë.

Në të dyja takimet Ministri Hyseni është paraqitur  me nga një fjalë rasti fillimisht për problematikën e migrimit gjatë muajve të fundit në Kosovë e pastaj për rëndësinë e një bashkëpunimi të shtuar policor midis Policisë së Kosovës dhe mekanizmave rajonalë e ndërkombëtar.

Ministri Hyseni ka shfrytëzuar rastin që në margjinat e konferencës të bisedojë me Ministra të Punëve të Brendshme të Austrisë, Hungarisë, vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL-it z. Jurgen Stock dhe drejtorin e EUROPOL-it z. Rob Wainwright.

Në një bisedë të shkurtër me drejtorin e EUROPOL-it, Ministri Hyseni theksoi nevojën e avancimit të bashkëpunimit midis Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it dhe shtroi kërkesën që edhe me Kosovën EUROPOL-i të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi njësoj sikurse me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, në komunikimin e tij të shkurtë me sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL-it, Ministri Hyseni shfaqi shpresën dhe kërkoi që aplikacioni për antarësim në INTERPOL të cilën Kosova tashmë e ka dërguar të trajtohet në mbledhjen e rradhës të Komitetit Ekzekutiv.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)