29 Mars 2024

KGJK dhe UNDP nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi

Prishtinë, 5 maj - Është nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në lidhje me ofrimin e shërbimeve nga Institucioni Qeveritar në implementimin e projektit “Projekti për sundimin e ligjit – përkrahja në fuqizimin e SL-së në Kosovë”.

Marrëveshjen e nënshkroi kryesuesi i KGjK-së Enver Peci dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, znj. Alessandra Raccasalvo, në kuadër të këtij projekti.

Kryesuesi Peci është ndier i vlerësuar me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

‘’Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit si dhe unifikimi i punës praktike janë prioritet për KGJK. Krijimi i njohurive dhe shkathtësive praktike te juristët e diplomuar është njëri prej parakushteve të kërkuara drejt profesionit që lidhet me gjyqësorin, andaj, ky program është në shërbim të qytetarit dhe ne do ta mbështesim këtë marrëveshje mirëkuptimi me të gjitha kapacitet që kemi,’’ ka thënë Peci.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e UNDP-së znj. Raccasalvo, u zotua se do të punojë ngushtë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për zbatimin e këtij projekti që pritet se do të ketë një rol pozitiv duke ofruar udhëzime dhe përvoja praktika për gjykatat më të ulëta, duke ndikuar në performancën e gjykatës dhe efiçencën dhe njëkohësisht duke rritur besimin e qytetarëve në vendimet gjyqësore.

Programi ka në fokus praktikat ligjore të harmonizuara, rritje të efiçencës së gjykatave. Organizimin e seancave të rregullta punuese me gjykatësit e Gjykatave Themelore dhe Gjykatës së Apelit për diskutime lidhur me praktikat ligjore nga fusha e ligjit civil dhe penal.

Mbështetje për bibliotekën e KGJK-së. Mbështetje e KGJK-së me rolin e mekanizmit koordinues me të gjitha institucionet tjera përkatëse të drejtësisë.

Përmes zhvillimit të kurikulës për programin e punës praktike, me mbështetjen e UNDP-së, programi i punës praktike si pjesë qenësore e sistemit edukativ për profesionistët gjyqësorë në Kosovë do t’u ndihmojë juristëve të diplomuar që të kenë program gjithëpërfshirës dhe të fitojnë njohuri praktike rreth administratës gjyqësore, fushave civile, penale dhe administrative.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)