29 Mars 2024

Gatishmëria për të migruar vazhdon të mbetet e lartë

Prishtinë, 4 maj - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) duke marrë shkas nga fluksi i madh i migrantëve drejt BE-së në muajt që lamë pas, ka realizuar një anketë gjatë muajit mars, e cila përfshinë 1000 individë e cila në teren është administruar nga Ubo Consulting.

Duke përdorur të dhëna që rezultojnë nga kjo anketë GSJP, së pari, mëton që të ndërtoj profilin e migrantit potencial, dhe së dyti, të analizoj, në mënyre empirike, faktorët që ndikojnë në gadishmërinë e individëve për të migruar.

Me këtë analizë poashtu synohet të informohen politik-bërësit dhe të gjithë akterët relevant mbi faktorët që rrisin gadishmërinë për të migruar.

Profili i Migrantit po bëhet për herë të parë në Kosovë dhe është tregues i strukturës së faktorëve mbi të cilët duhet të koncentrohen veprimet e Qeverisë Mustafa në mënyrë që të parandalohet migrimi ilegal në të ardhmen.

Të dhënat tregojnë se gatishmëria për të migruar vazhdon të mbetet e lartë përkundër migrimit të një numri relativisht të madh të qytetarëve gjatë muajve të kaluar si dhe deklarimeve të vazhdueshme nga zyrtarët e BE-së se azili nuk do u njihet qytetarëve të Kosovës.

Më konkretisht, 37.2% e qytetarëve të anketuar u deklaruan që do të migronin po t’iu jepej mundësia, si dhe gatishmëria është pothuajse e njëjtë në mesin e meshkujve dhe femrave. Poashtu gadishmëri më të lartë për të migruar kanë qytetarët e zonave urbane ani pse dallimi mes zonave rurale dhe urbane nuk është i lartë.

Disa prej arsyeve kryesore pse qytetarët do të migronin janë: a) humbja e shpresës se situata socio-ekonomike dhe politike do të përmirësohet, b) kërkimi i një jete më të mirë dhe c) situata e rëndë ekonomike. Qeveria e Kosovës është konsideruar si institucioni më përgjegjës për migrimin e tyre eventual (nga 88% e qytetarëve).

Në anën tjetër, gjetja e një pune stabile me një page mesatare, punësimi i anëtarëve tjerë të familjes si dhe liberalizimi i vizave dhe mundësitë për punësim sezonal në BE janë tri prej arsyeve kryesore që do ti bindnin qytetarët për të mos migruar.

Sa i përket profilit të migrantit potencial ai/ajo është kryesisht nga Mitrovica dhe Prishtina (dhe vlen të theksohet se mbi 50% e qytetarëve nga Mitrovica janë deklaruar të gatshëm për të migruar), beqar dhe i/e martuar, kryesisht u takon grupmoshave të reja (18-34 vjeç) pa të ardhura ose me të ardhura mujore familjare të ulëta (deri 150€) poashtu edhe nga grupi i familjeve me të ardhura më të larta se 750€.

Gjithashtu migranti potencial ka të përfunduar shkollën e mesme dhe është i papunë, i punësuar në sektorin privat, student, si dhe gjithashtu është posedues i tokës dhe automjeteve. Për më tepër, migranti potencial kryesisht është nga familjet që nuk kanë pranuar dhe nga grupi i individëve që e perceptojnë situatën e tyre socio-ekonomike si të rëndë (57%).

Të gjeturat e analizës empirike sugjerojnë se rajoni, gjinia, statusi martesor, mosha, edukimi sekondar, pensioni dhe perceptimi i situatës socio-ekonomike, janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në gadishmërinë e qytetarëve për të migruar.

Në krahasim me Prishtinën, qytetarët e rajoneve tjera kanë gadishmëri më të ulët për të migruar.

Sa i përket Mitrovicës analiza sugjeron që qytetarët e zonave rurale të këtij rajoni kanë gadishmëri më të lartë për të migruar sesa ata të Prishtinës.

Gjinia poashtu është e rëndësishme dhe në përgjithësi meshkujt kanë gadishmëri më të lartë për të migruar krahasuar me femrat, ndërsa nuk ka dallime të rëndësishme në zonat urbane. Një indikator i rëndësishëm është edhe mosha.

Të rinjtë kanë gadishmëri më të madhe për të migruar krahasuar me grupmoshën 35-54. Poashtu edhe rezultatet empirike konfirmojnë se individët me edukim sekondar janë më të prirur për të migruar krahasuar me ata me edukim terciar (edukim universitar).

 Individët e zonave rurale me të ardhura të larta mujore kanë gadishmëri më të ulët për të migruar sesa ata me të ardhura 150-450€. Poashtu individët që e perceptojnë situatën e tyre socio-ekonomike si mesatare dhe të rëndë janë më të prirur për të migruar sesa ata që e perceptojnë si të mirë.

Poashtu analiza sugjeron se një faktorë i rëndësishëm është edhe prezenca e rrjetit të migrimit nëpër komuna, indikator ky që rrit gadishmërinë e qytetarëve për të migruar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)