23 Prill 2024

Vlerësohet lartë shkalla e bashkëpunimit mes Policisë dhe KFOR-it

Prishtinë, 28 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson.

Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe sundimin e rendit dhe ligjit.

Me këtë rast, ministri Hyseni e njoftoi admiralin Ferguson  për të arriturat dhe proceset nëpër të cilat është duka kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, admirali Ferguson shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij për të përkrahur MPB-në në rrugën e saj të zhvillimit.

Ministri Hyseni dhe admirali Ferguson biseduan po ashtu në detaje çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.
Po ashtu, u bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit si dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ministri Hyseni dhe admirali Ferguson vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)