29 Mars 2024

Qeveria e ka prioritet parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit

Prishtinë, 27 prill - Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit dhe me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot  dhe nesër do të zhvilloj punimet tryeza për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.

Këshilltari për Siguri Nacionale i Kryeministrit, Edon Myftari, hapi forumin duke falënderuar pjesëmarrësit, përfaqësuesit e bashkësive fetare, organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike, institucionet vendore, etj.

Myftari theksoi që fenomeni i terrorizmit dhe radikalizmi kanë prekur Kosovën si çdo vend tjetër në botë dhe se në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë për prioritet nacional hartimin e një strategjie që parandalon ekstremizmin dhe radikalizmin.

“Për të arritur sukses do të nevojitet bashkëpunim i ngushtë i të gjithë akterëve, si atyre të sigurisë si policia dhe inteligjenca, poashtu edhe i shoqërisë civile, mediave, dhe të gjitha bashkësive fetare në vend. Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të jetë në një hap me aleatët e saj si SHBA-të dhe BE-ja në luftën ndaj këtij fenomeni negativ dhe destruktiv sepse edhe prioritet ka sigurinë nacionale dhe sundimin e ligjit në përgjithësi”, u shpreh Myftari.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)