26 Prill 2024

Majko:Të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së

Tiranë, 27 prill - Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, është përfshirë në debatin e nisur nga ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, e në të cilin është përfshirë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Ky debat kishte nisur kur ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi, tha se Kosova kurrë s’do të çlirohej po të varej nga Ibrahim Rugova dhe se politika e Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar. Pastaj ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeministri Isa Mustafa duke e quajtur Klosin ‘gojë të keqe’.

E ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko, thotë që Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë, duke ironizuar me shpalljen e tij ‘veteran i luftës së UÇK-së”.
 
Deklarata e plotë e Pandeli Majkos:
 
Lexova në media qe “veterani” i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm presidentin e nderuar Rugova. Që Ibrahim Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të këtë luftuar me armë në dorë.

Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare. Ajo do të gjykojë protagonistet e Luftës së shqiptarëve.

Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë. Të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës së lirisë së Kosovës për të cilët u flijuan heronjtë e vërtetë të Kosovës. Sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar aq më e rëndë do të jetë goditja.

Kjo dhe të tjera, janë arsyeja që mendoj se debatet shterpe me “heronj” dhe “tradhtarë” për Luftën e Kosovës janë në kohen dhe vendin me të keq për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon. Shpresoj të jetë rastësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)