19 Prill 2024

Kosova shënon Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur

Prishtinë, 27 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot një seancë plenare kushtuar 27 Prillit, Ditës së Personave të Pagjetur të Luftës.

Në kuadër të shënimit të Ditës së të Pagjeturve në oborrin e Kuvendit të Kosovës, kryetari Kadri Veseli do të bëjë zbulimin e Përmendores dedikuar personave të pagjetur që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Zbulimi i Përmendores do të bëhet menjëherë pas përfundimit të seancës plenare që do të mbahet me këtë rast, e cila pritet të fillojë në orën 10:00.

Edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur i cili do të realizohet në hapsirën mes Kuvendit dhe Qeverisë.

Qysh nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 16 vite më parë, nuk është arritur të ndriçohet fati i personave të cilët konsiderohen si të pagjetur.

Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

Duke qenë këmbëngulës në kërkesat për realizimin e të drejtave të familjareve të viktimave në veçanti si dhe shoqërisë në përgjithësi, si aktivistë të Nismës, përmes aksioneve simbolike vazhdojmë të sjellim në vëmendje çështjen e personave tëpagjetur dhe njëkohësisht të kërkojmë nga të gjithë faktorët relevant angazhim më të fuqishëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Fati i personave të pagjetur mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së fundit.

Sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)