26 Prill 2024

Gjykata Speciale votohet më 7 maj

Prishtinë, 25 prill - Amendamentet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale për krime lufte, po planifikohen të votohen nga deputetët në seancën e Kuvendit më 7 maj 2015, ndërsa gjatë të njëjtit muaj kërkohet të miratohet edhe Ligji që përcakton strukturën dhe funksionimin e kësaj Gjykate.

Gazeta “Zëri” nga burimet e veta ka mësuar se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga institucionet e Kosovës që ta përfundojnë çështjen e Gjykatës Speciale gjatë muajit maj, sidomos tashmë kur në institucione janë kthyer edhe deputetët e Listës “Srpska”.

Megjithatë, sfidë për koalicionin qeverisë mbetet sigurimi i së paku 80 votave, sa iu nevojiten për miratimin e këtyre amendamenteve. Kjo pasi janë mbi 40 deputetë, nga të cilët mund të pritet votë kundër Gjykatës.

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja dhe “Nisma”, që së bashku kanë 31 deputetë, tashmë janë deklaruar hapur kundër kësaj Gjykate. Po ashtu edhe tre deputetët e komunitetit boshnjak kanë thënë se do të votojnë kundër.

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)