19 Prill 2024

Fëmijëve iu shpërndanë edhe broshurat e hartuara nga Drejtoria e Policisë

Prishtinë, 24 prill -  Policia e Kosovës me ftesën e OSBE-së, ka marrë pjesë në vizitën dhe prezantimin e programit për sigurinë në komunikacionin rrugor, në institucionin parashkollor “FOLEJA” në Vushtrri.

Të pranishëm përveç fëmijëve, edukatorëve dhe drejtorit të institucionit parashkollor ishin edhe personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm nga ky qytet.

Me këtë rast nga Sektori për Parandalim të Krimit dhe Delikuenca e të Miturve, para fëmijëve u mbajt një prezantim për sigurinë në komunikacionin rrugor, për kalimin e sigurt të rrugës, sigurinë e fëmijëve kur të ulen në automjet, sigurinë e tyre gjatë ngasjes së biçikletës etj.

Fëmijëve iu shpërndanë edhe broshurat e hartuara nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë (DPBP) e Policisë së Kosovës. Gjithashtu fëmijët patën rastin që të hyjnë në veturën zyrtare të Policisë si dhe të dëgjojnë alarmin dhe komunikimin zyrtar përmes radios.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë në këtë rast falënderoi Policinë për punën dhe angazhimet e shumta që bëjnë rreth ngritjes së nivelit të sigurisë në shkolla dhe institucione parashkollore, si dhe me këtë rast i bëri ftesë Policisë për pjesëmarrje në një takim pune i cili takim do të organizohet së shpejti për të diskutuar rreth bashkëpunimit, prezantimit të aktiviteteve për sigurinë në bashkësi, përfshirë edhe sigurinë në shkolla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)