28 Mars 2024

Filloi aksioni për pastrimin e mbeturinave në komunën e Obiliqit

Obiliq, 21 prill - Një ditë para shënimit të “ Ditës së tokës” komuna e Obiliqit filloi aksionin për pastrim si dhe mbjelljen e luleve, aksioni për pastrim filloi në fshatin Plemetin dhe ka vazhduar në pjesë të ndryshme të komunës së Obiliqit.

Kryetari i komunës së bashku me nënkryetarin dhe kabinetin të tij i janë bashkuar këtij aksioni, pjesë e tij ishin edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjen. Lejt. Rrahman Rama, zv. ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala si dhe përfaqësues të KEK-ut të cilët u zotuan që do të vazhdojnë përkrahjen e tyre për Obiliqin, sidomos në ruajten e ambientit.

Kryetari i komunës Xhafer Gashi i falenderoi për ndihmë FSK-në, KEK-un, Kosova Thëngjillin, njëkohësisht e falendoi UNDP-në për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjith ata vullnetar që ndihmuan në pastrim, duke bërë thirrje që ta ruajmë dhe të kujdesemi sa më shumë për mjedisin në të cilin jetojmë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)