28 Mars 2024

Ministri Hyseni kërkon anëtarësim në Interpol dhe Europol

Bruksel, 21 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në ditën e dytë të vizitës në Bruksel ka zhvilluar një varg takimesh në Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.

Ai sot ka biseduar në takime të ndara me, z. Mathias Ruete, drejtor i Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, pastaj me Jean-Eric Paquet, drejtor për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Ndërsa në Parlamentin Evropian Ministri Hyseni ka takuar në biseda të ndara anëtarë nga fraksione të ndryshme të Parlamentit Evropian. Në të gjitha këto takime Ministri Hyseni ka folur gjerësisht për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, duke u ndalur në veçanti tek çështjet e krimit dhe korrupsionit, në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe tek bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e rendit dhe sigurisë.

Në të gjitha këto takime në fokus të interesimit ishte liberalizimi i vizave dhe migrimi i parregullt i qytetarëve të Kosovës.

Në takim me z. Mathias Ruete, drejtor i Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Europian, Ministri Hyseni nënvizoi se është e padrejtë që Kosova të vazhdojë të mbetet e izoluar nga e drejta e lëvizjes pa viza në zonën Schengen.

Ai i bëri thirrje Komisionit që të përshpejtojë vlerësimin e përmbushjes së kritereve teknike nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, në mënyrë që sa më shpejtë Kosovës t’i ofrohet data e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Ministri Hyseni në takimet që pati në Parlamentin Evropian falënderoi PE-në për përkrahjen e fuqishme që i jepet Pavarësisë së Kosovës, si dhe integrimit të saj në BE. Në veçanti Ministri Hyseni vlerësoi qëndrimin e PE-së pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Po ashtu Ministri Hyseni në takimet të cilat i zhvilloi sot, i njoftoi anëtarët e PE-së dhe të KE-së lidhur me paraqitjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL. Njëkohësisht Ministri Hyseni kërkoi avancimin e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me EUROPOL-in.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)