23 Prill 2024

Lirohen dy të pandehur në rastin Zymberi

Prishtinë, 21 prill - Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës shpalli aktgjykimin për lëndën penale Pnr. 59/2014.

Kjo lëndë ka të bëjë me vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës Enver Zymberi, i cili u vra më 26 korrik 2011, gjatë sulmit kundër kolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës. 

Gjykata i shpalli dy të akuzuarit të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës sepse nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se ata i kanë kryer, në bashkë-kryerje, këto vepra penale: Vrasje e rëndë, Tentim vrasje e rëndë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, Rrezikimi i trafikut publik me anë të veprimeve apo mjeteve të rrezikshme, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, Pjesëmarrja në turmë e cila kryen vepër penale. Ky është procesi i parë, nga tri proceset gjyqësore të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar në lidhje me vdekjen e z. Zymberi.

Këtë rast e kanë shqyrtuar prokurorët ndërkombëtarë dhe vendas nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ndërsa aktakuza kundër këtyre dy të pandehurve ishte ngritur më 8 maj 2014.

Të gjitha palët kanë të drejtën e ankesës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)