29 Mars 2024

A duhet Kuvendi i Kosovës të themeloj Gjykatën Speciale

Prishtinë, 21 prill - Grupi për Studime Juridike dhe Politike oranizon tryezën e rrumbullakët me temë: “A duhet Kuvendi i Kosovës të themeloj Gjykatën Speciale?”.

Kjo tryezë ka për qëllim të vë në diskutim arsyet të  cilat e bëjnë të nevojshme që Kuvendi i Kosovës të themeloj Gjykatën Speciale.

Gjatë tryezës, fillimisht diskutimi do të orientohet rreth Gjykatës Speciale, strukturës së saj dhe mandatit të ‘rezervuar’ të saj,  si dhe  në veçanti, rreziqeve për Kosovën nëse kjo e fundit dështon që të themeloj këtë Gjykatë.

Në fillim të tryezës, Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezanton Raportin e Politikave të titulluar “Cilat janë rreziqet për Kosovën nëse Parlamenti nuk themelon Gjykatën Speciale?” i cili analizon dhe identifikon pasojat për Kosovën nëse proces i themelimit të Gjykatës dështon.

Raporti i Politikave së pari vlerëson detyrimin ndërkombëtar të Kosovës për krijimin e një gjykate të tillë, dhe së dyti, trajton shqetësimet e përgjithshme rreth themelimit të Gjykatës Speciale. Republika e Kosovës duhet të marrë në konsideratë detyrimet e saja ndërkombëtare ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ky raport do të trajtoj ndërlikimet e mundshme që vijnë nga dështimi i krijimit të kësaj Gjykate në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu do të konsiderohen edhe skenarë alternativë për Gjykatën Speciale, që sipas Raportit do ta rrezikonin  seriozisht rrugën ndërkombëtare të Kosovës për njohjen e shtetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)