19 Prill 2024

Krijimi i gjykatës nga Këshilli i Sigurimit i rrezikshëm për Kosovën

 Prishtinë, 17 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka biseduar sot në takime të veçanta me shefat e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës: zotëri Adem Grabovci nga PDK, zotëri Ismet Beqiri nga LDK, zotëri Glauk Konjufca nga VV, zonjën Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, zonjën Donika Kadaj Bujupi nga AAK, zonjën Duda Balje, Danush Ademi dhe Kujtim Paqaku nga grupi parlamentar 6 +.

Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave kushtetuese ka njoftuar shefat e grupeve parlamentare për hapat e deritashëm të ndërmarrë në procesin e krijimit të Gjykatës Speciale dhe domosdoshmërinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të miratuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka njoftuar shefat e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për nevojën e përmbylljes së këtij kapitulli të rëndë për Kosovën që do të merret me akuzat për krime të pretenduara të individëve dhe jo më pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga në përfundim të takimeve me shefat e grupeve parlamentare ka thënë se i ka ata i ka njoftuar lidhur me të gjithë procesin që kemi kaluar deri më tash sa i përket përmbushjes së një obligimi ndërkombëtar që ne e kemi marrë si shtet.

\"Ju e dini shumë mirë se Kuvendi i Kosovës tanimë e ka miratuar me 2/3 të votave të legjislacionit të kaluar për miratimin dhe themelimin e Gjykatës Speciale dhe letërkëmbimin në mes të Presidentit të vendit dhe përfaqësueses speciale të BE-së dhe alternativën të cilën tani e kemi përpara është alternativa më e mirë për qytetarët e Kosovës, për institucionet e Republikës së Kosovës.\"

\"Unë e kam thënë disa herë dhe e ritheksoj edhe herave të ardhshme se kjo nuk e vendos në pikëpyetje luftën e lavdishme të UCK-së, por është një proces që ka të bëjë me individë të caktuar dhe ne kemi thënë se ne si shtet, por është edhe parim kushtetues i Kosovës se jemi të përcaktuar për drejtësinë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne duhet t’i përmbahemi këtij parimi dhe ne duhet ta përmbushim këtë obligim.\"

\"Alternativa tjetër e cila është përcaktuar për Kosovën, unë them se është alternativë shumë e rrezikshme për Kosovën që të kalohet në Këshillin e Sigurimit dhe unë besoj se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që janë deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta gjejnë kurajon dhe guximin që të mos shkojnë asaj rruge, por ta përmbushin atë obligim ndërkombëtar që ne e kemi marrë si shtet\", theksoi Jahjaga.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)