24 Prill 2024

Policia ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e protestës

Prishtinë, 17 prill - Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e cila pritet të mbahet nesër në orën 14:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës ka njoftuar se me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ për mbarëvajtjen e protestës.

Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta, si në vijim:

    Rruga “Garibaldi”;
    Rruga “Gjorgj Bush”;
    Rruga “Luan Haradinaj”;
    Rruga “Robert Doll”;
    Rruga “Kosta Novakoviq”;
    Rruga “Bill Klinton”;
    Rruga “Eqrem Çabej”;
    Rruga “Agim Ramadani”;
    Rruga “Xhemajl Prishtina”;
    Rruga “Ilaz Agushi”;
    Rruga “Ilir Konushevci”.

Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është:

*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.

*Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës.

*Ndërmarrja e masave të nevojshme operative policore, për të siguruar që protesta të kalojë pa ndonjë incident dhe të mundësohet shprehja e lirë e qytetarëve gjatë protestës.

*Ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet, që në çfarëdo mase do të rrezikonte rendin dhe qetësinë publike para, gjatë dhe pas protestës.

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e qetë e kësaj proteste është prioritet i planit të Policisë së Kosovës. Njëherësh ftojmë qytetarët që të shmangen nga çfarëdo forme e dhunës dhe sjelljeve të kundërligjshme, për t’i kontribuar stabilitetit, rendit dhe qetësisë si dhe mbarëvajtjes së protestës në përgjithësi.

Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se protesta do të kalojë e qetë pa incidente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)