29 Mars 2024

Kosova e Shqipëria avancojnë bashkëpunimin mes Prokurorive

Tiranë, 17 prill - Me ftesë të prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Hoxha, gjatë kësaj vizitë, përveç takimit që ka zhvilluar me prokurorin e Përgjithshëm Llalla, ai ka vizituar edhe Prokurorin e Krimeve të Rënda, ku është pritur nga kryeprokurori Adnan Gjoli, ndërsa ka vizituar dhe Prokurorin e Rrethit të Tiranës, ku ka takuar kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Petrit Fusha.

Gjatë takimit të zhvilluar në mes të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit Hoxha me prokurorin e Përgjithshëm Llalla, është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të prokurorive të dy vendeve, për koordinimin e përbashkët në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, si dhe dukurive tjera kundërligjore.

Të dy bashkëbiseduesit pasi vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm të dy prokurorive, thanë se zhvillimi i takimeve të tilla, do të ndikojë në koordinimin sa më të mirë në luftën e përbashkët të  dukurive kundërligjore.

Në këtë takim është biseduar edhe për punët që janë duke i bërë prokuroritë e qyteteve ndërkufitare, por edhe institucionet tjera, në koordinimin e aktiviteteve në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe veprave tjera kundërligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)