19 Prill 2024

FARSH-i zotohet për ndihmë ndaj FSK-së

Prishtinë, 31 mars -  Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti të martën në një takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjeneralmajor Jeronim Bazo me bashkëpunëtorë.

Gjenerallejtënant Rama përherë të parë në cilësinë e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka shprehur mirëseardhjen gjeneralit Bazo duke e falënderuar për mbështetjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë Forcat e Armatosura Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes për ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka njoftuar gjeneral Bazon mbi zhvillimet në FSK, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe planet rreth forcës për të ardhmen.

Gjithashtu gjeneral Rama ka folur edhe për planin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë si dhe një varg aktivitetesh me interes të përbashkët për të ardhmen.

Nga ana e tij shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral major Jeronim Bazo, pasi e ka uruar Komandantin e FSK-së, për gradën dhe detyrën e re, ka konfirmuar edhe njëherë zotimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat në bazë të Marrëveshjes zyrtare të bashkëpunimit bilateral, ndërmjet të dyja forcave dhe të dyja vendeve edhe në të ardhmen.

Kjo ishte vizita e parë e shefit të Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë në FSK, prejse gjenerallejtënant Rrahman Rama është emëruar komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)